KRYEFAQJA » LAJME » Forumi i Crans Montanas, presidentit Nishani i akordohet “Çmimi i Fondacionit për vitin 2016”
Forumi i Crans Montanas, presidentit Nishani i akordohet "Çmimi i Fondacionit për vitin 2016"

Forumi i Crans Montanas, presidentit Nishani i akordohet “Çmimi i Fondacionit për vitin 2016”

Forumi i Crans Montanas i mbajtur ditët e fundit në Vienë, ka zhvilluar një ceremoni të veçantë ku ka ndarë “Çmimin e Fondacionit për vitin 2016”. Ai u akordohet liderëve të ndryshëm evropianë dhe botërorë, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për angazhimin publik në promovimi e vlerave demokratike dhe një botë më të mirë. Një nga të dekoruarit ishte dhe presidenti shqiptar Bujar Nishani. Presidenti i Nderit i Forumit të Crans Montanas dhe themelues i Forumit, Ambasadori Jean-Paul Carteron, i dorëzoi çmimin Presidentit Nishani. Zoti Carteron me këtë rast ka vlerësuar progresin e madh të kryer nga Shqipëria për kalimin nga diktatura në demokraci, anëtarësimin në NATO, si dhe afrimin gjithnjë e më shumë me Bashkimin Evropian.
Vetë zoti Nishani tha se ky çmim është një vlerësim i madh e shumë domethënës për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai vjen në një moment kyç për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët aktualisht po përjetojnë ankthin e humbjes së vëmendjes nga Bashkimi Evroian, u shpreh zoti Nishani. “Jam i sigurt që falë edhe kontributit të Forumit të Crans Montanas, kjo gjë nuk do të ndodhë dhe Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor do të kenë vëmendjen e nevojshme të Bashkimit Evropian për vijimin në rrugën e reformave dhe të përmbushjes së standardeve më të mira evropiane” tha presidenti shqiptar.
Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionin e 27-të të Forumit të Crans Montanas, presidenti Bujar Nishani, zhvilloi takime me shtetarë, politikanë e përfaqësues të botës së biznesit që merrnin pjesë në këtë forum.