KRYEFAQJA » LAJME » Forumi për nxitjen e sipërmarrjeve të agroturizmit, financohen 5 të rinj
Forumi për nxitjen e sipërmarrjeve të agroturizmit

Forumi për nxitjen e sipërmarrjeve të agroturizmit, financohen 5 të rinj

Duket se forumi rinor për nxitjen e sipërmarrjeve me bazë agroturizmi po i shërben të rinjve me ide krijuese. Të paktën 5 prej pjesmarrësve kanë përfituar financim nga agjensia shqiptare për zhvillimin e investimeve. Një prej tyre është Gerta Bahja, e cila prej disa kohësh ka futur në treg një produkt made in albania, bëhet fjalë për një sapun krejtësisht bimor.

Sipërmarrje me agroturizëm apo agropërpunimi janë financuar nga AIDA përmes 2 skemave.

Sot ishte dita e dytë e EUTransit, i konceptuar nga bashkia e Tiranës si forum për të nxitur zhvillimin rural përmes mbështetjes së sipermarrjeve të të rinjve.