KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fotografi, letër të hapur Donald Trampit
Fotografi, letër të hapur Donald Trampit

Fotografi, letër të hapur Donald Trampit

Brendon Stenton, fotografi që mbron të drejtën e çdo qënieje njerëzore të shprehë hapur mendimin e tij dhe krijuesi i faqes tepër popullore Humans of NY, i ka dërguar një letër të hapur mjaft të guximshme kandidatit republikan Donald Tramp. “Përpiqem të mos jap politikë dhe të mos mbaj asnjë anë, por tani mendoj se erdhi çasti i duhur ti kundërvihem dhunës dhe paragjykimeve. Si miliona amerikanë të tjerë, kuptova se kundërshtimi juaj tani nuk është me vendim politik por moral”, shkruan Senton në letrën e tij. “Ju kam ndjekur ndërsa përhapni mesazhe e gënjeshtra raciste apo të mbështesni dhunën. Ju kam parë të mbështesni torturën ndaj familjeve të terroristëve apo të tregoni me hare histori për myslimanët e vrarë nga plumbat. I keni quajtur refugjatët gjarpërinj dhe keni deklaruar “Islami na urren”. Unë jam gazetar dhe kam bërë qindra intervista me myslimanë në Iran, Irak, Siri e Pakistan dhe jua them hapur se ai që urreni jeni vetëm ju. Ju nuk e bashkoni dot popullin, nuk jeni presidential, jeni vetëm dikush që ushqen paragjykime dhe dhunë për hir të pushtetit . Megjithëse fjalët e tua do të ndryshojnë gjatë këtyre muajve që vijnë, me siguri ju do të mbeteni po ky”, e mbyll letrën Stentoni. Vetem pak ore pas publikimit të saj në rrjetet sociale, letra mori miliona pëlqime dhe komente mbëshetëse.