KRYEFAQJA » LAJME » Franc Bekenbaueri rrezikon 5 vite burg
EPA/MARC MUELLER
EPA/MARC MUELLER

Franc Bekenbaueri rrezikon 5 vite burg

Pavarsisht se është dhe mbetet një legjendë e futbollit gjerman, europian dhe botërorë, Franc Bekenbaueri rrezikon jo pak, por një dënim me plot 5 vjet burg. Njeriu që e ka udhëhequr Gjermaninë si futbollist, më 1974-n, dhe si trajner, më 1990-ën, drejt dy titujve të kampiones së botës, ishte vendimtar edhe në fitimin e të drejtës së organizimit të Botërorit 2006. Bekenbaueri ishte edhe kryetar i Komitetit Organizator të këtij Botërori dhe është pikërisht kjo periudhë që ai dhe drejtues të tjerë të futbollit gjerman janë nën akuzë për shmangie fondesh, pagesa të paligjshme dhe rryshfet. Në fakt, sikundër njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, policia zvicerane, në bashkëpunim me atë austriake, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e Bekenbauerit në Austri. Akuza kryesore është ajo e mashtrimit, pastrimit të parave, keqadministrimit dhe korrupsionit sa i përket një pagese prej 6.7 milionë eurosh (7.3 milionë dollarësh amerikan) që i është bërë FIFA-s më 2005-ën. 3 të dyshuar të tjerë, përveç Bekenbauerit, janë edhe Teo Zvan-zigeri dhe Volf-gang Nirs-bahu, si dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blater.