KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca ndalon me ligj dërgimin e e-maileve jashtë orarit të punës
france_no_email_law

Franca ndalon me ligj dërgimin e e-maileve jashtë orarit të punës

E-mailet dërguar punëtorëve jashtë orarit zyrtar të punës ndalohen me ligj në Francë. Kjo nismë erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga disa studime, të cilat tregojnë se stresi i vazhdueshem i punës edhe jashtë orarit me mjete elektronike, dëmton serizosht shëndetin e njeriut. Tashmë në Francë, nëse keni një kompani me 50 ose më shumë punëtorë, nuk mund t’iu dërgoni atyre një e-mail pas orarit të punës. Amendamenti vjen pas kryerjes së disa studimeve, të cilat tregojnë se në moshën dixhitale, është bërë gjithnjë e më e vështirë për njerëzit të distancohen nga puna edhe jashtë orarit zyrtar të saj. Ligji i ri u lejon punëtorëve të shijojnë me përparësi kohën e tyre pas orarit të punës. Ligji i ri detyron kompanitë të përcaktojnë politika që kufizojnë ndikimin e punës në jetën private të punonjësve të tyre, por nuk dënon kompanitë që shkelin rregulloren. Ekspertët thonë se ligji do të dobësojë sindikatat dhe do të përmirësojë pasigurinë e punëtoreve për humbjen apo ruajtjen e vendit të punës.