KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca paralajmëron Britaninë se do të ketë pasoja nëse vendos të dale nga Bashkimi Europian
"Evropa duhet të marrë masat e domosdoshme përballë nivelit të lartë të kërcënimit”

Franca paralajmëron Britaninë se do të ketë pasoja nëse vendos të dale nga Bashkimi Europian

Presidenti Francez Fransua Hollond është shprehur këtë të enjte se shpresonte që qytetarët e Britanisë së madhe të votojnë për të qëndruar në Bashkimin Europian në referendumin e 23 qershorit. “Kjo është në interes të Britanisë së madhe dhe të Europës, por gjithmonë është sovrani që sundon”, theksoi Hollond.

Presidenti francez e bëri këtë deklarate gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Dejvid Kameron, në përfundim të samitit Angli-France që u zhvillua në qytetin francez të Amjëns. Ky aktivitet u eklipsua nga deklaratat e dhëna më herët nga ministri francez i ekonomisë i cili ka sugjeruar transferimin e kampeve të refugjatëve nga Kale në Britani, nëse kjo e fundit voton për të dalë jashtë bllokut europian. Por edhe presidenti francez u qëndroi këtyre deklaratave, ndërsa theksoi se do të ketë pasoja nëse Britania vendos të dalë jashtë bllokut, por nuk i specifikoi këto pasoja. Lidhur me këtë, kryeministri britanik u shpreh se gjëja më e mirë për tu bërë është të dëgjohen se cilat janë rreziqet dhe pasiguritë e daljes jashtë Bashkimit Europian, ndërsa mohoi se kërcënimet e Francës të ishin pjesë e një komploti për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar BE, sic akuzuan sot mbështetësit e idesë së daljes nga blloku në Britani.