KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca pëpiqet të rikthejë bisedimet izraelito-palestineze

Franca pëpiqet të rikthejë bisedimet izraelito-palestineze

Franca ka mbledhur ministrat e Jashtëm të fuqive të mëdha me qëllim që bisedimet për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve t’i kthejë në axhendën globale. Ndësa SHBA-të gjenden në vit zgjedhor dhe përpjekjet amerikane për krjimin e shtetit të Palestines në tokat e pushtuara nga Izraeli janë bllokuar prej dy vitesh, Franca tani është vendi që po bën presion te lojtarët kryesorë për të rikthyer bisedimet. Deri tani nuk ka pasur asnjë lëvizje drejt zgjidhjes që mundëson krijimin e dy shteteve. Takimi i ministrave në Paris përfshin edhe Kuartetin e Lindjes së Mesme, një grup ky që përbëhet nga SHBA-të, Rusia, Bashkimi Evropian dhe OKB. Aty do të jenë edhe Liga Arabe, Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe 20 shtete të tjera. Izraeli dhe palestinezët nuk janë ftuar. Në fakt, Izraeli e kundërshton iniciativën e Francës pasi më shumë preferon bisedime direkte.