KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca sulmon militantët islamikë
Franca sulmon militantët islamikë

Franca sulmon militantët islamikë

Franca ka kryer sulmet e para ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Zyra e presidentit francez pohoi se operacioni është bashkërenduar me partnerët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër grupit ekstremist. Avionët francezë kanë kryer më parë sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik vetëm në Irak, por jo në territorin e Sirisë. “Vendi ynë konfirmon angazhimin për të luftuar kundër kërcënimit terrorist që paraqet shteti islamik”, lajmëroi presidenca franceze. Lajmi vjen në një kohë kur numri i sotëm i së përditshmes amerikane “New York Times” shkruan se këtë vit shteti islamik i janë bashkangjitur rreth 30.000 luftëtarë të rinj. Pjesa më e madhe e këtyre e luftëtarëve u përkasin shteteve perëndimore, thotë gazeta duke iu referuar burimeve të shërbimeve të fshehta amerikane.