KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Franca zgjat me dy muaj gjendjen e jashtëzakonshme
french-soldiers-patrol-in

Franca zgjat me dy muaj gjendjen e jashtëzakonshme

Në Francë, parlamenti votoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për dy muaj të tjerë. Dhoma e ulët e parlamentit votoi me 46 vota pro dhe 20 kundër, zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, një javë pasi u miratua nga Dhoma e Lartë e Senatit. Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve tha se Franca ka zbuluar 7 komplote e sulme terroriste dhe ka hetuar apo arrestuar mbi 400 persona që prej të shtënave në redaksinë e revistës satirike “Sharli Hebdo” në janar të 2015. Zëdhënësi i Komitetit Gjyqësor tha se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme synon gjithashtu sigurinë gjatë kampionatit të “UEFA 2016” dhe gjatë ndeshjeve të Kampionatit Evropian që nis në mes të qershorit, por edhe Tour de France që nis nga 2 korriku dhe mbaron me 24 të po atij muaji. Kjo ështe hera e tretë që Franca vendos zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.