KRYEFAQJA » LAJME » “FRANCË 2016”, BANDEROLAT NDOTIN MJEDISIN
banderolat, postera, paris euro 2016, reklama

“FRANCË 2016”, BANDEROLAT NDOTIN MJEDISIN

Jo të gjithë në Francë janë të lumtur që Kampionati i 15-të Evropian i Futbollit po mbahet në vendin e tyre. Sidomos në kryeqytetin e vendit, Paris, ku grupi për mbrojtjen e trashëgimisë franceze, i njohur shkurt si SPPEF, po proteston për atë që e quan ndotje të mjedisit nga banderolat e reklamave.

Zëvëndës presidenti iSPPEF, është shprehur: “Këto banderola janë një shkelje për 3 arsye: së pari, sepse janë vendosur në një zonë ku ndalohet reklamimi, së dyti, sepse mbulojnë semaforët dhe, së treti, sepse përmbajnë teks në anglisht që duhet të përkthehet.”

Madje, për zv/presidentin e SPPEF, Zhylien Lakazë, fajtor kryesor është Bashkia e Parisit dhe kryetari i saj.

“Zyra e tij po jep një shembull të keq dhe vras mendjen se ç’autoritet mund të ketë kryebashkiaku pas Evropianit përsa i përket rregullimit të reklamave. Rregullat duhet t’i respektojnë ata të parët, përpara se këtë t’ua kërkojnë të tjerëve.”

Megjithatë, mendimin e Lakazës nuk e ndajnë njerëzit e thjeshtë. Marie-Hélènë Pierrat, një pensioniste 68-vjeçare e quan këtë një përpjekje për të prishur një eveniment madhor që po shkon shumë mirë. Ndërsa për Zhanën, një studente 18-vjeçare, këto banderola nuk përbëjnë asnjë problem.