KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » “Francë 2016”- kuqezinjtë me uebsajt të ri
"Francë 2016"- kuqezinjtë me websajt të ri

“Francë 2016”- kuqezinjtë me uebsajt të ri

Finalet e Kampionatit Evropian Francë 2016 do të kenë një pasqyrim më të gjerë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm nëpërmjet televizioneve, por edhe nëpërmjet internetit. Prania për herë të parë e kombëtares shqiptare të futbollit në këtë veprimtari sportive, ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të krijojë një faqe speciale në uebsajtin zyrtar të saj. Kjo iniciativë e re është prezantuar para mediave nga sekretari I përgjithshëm I FSHF, Ilir Shulku dhe përfaqësues të zyrës së shtypit në këtë organizëm. Duke filluar nga e hëna, faqja e dedikuar evropianit, do të përmbajë informacione në lidhje me përgatitjet që skuadra kombëtare po bën për finalet e Evropianit Francë 2016, intervista me protagonistë, lajme të ndryshme, bilance, informacione për qyetet dhe stadiumet ku do luajë skuadra jonë etj. Adresa është www.euro.fshf.org.