KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, 4 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit
An NH90 helicopter participates in a flying display during the 51st Paris Air Show at Le Bourget airport near Paris, June 16, 2015. REUTERS/Pascal Rossignol

Francë, 4 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Një helikopter i xhandarmërisë franceze u rrëzua në pjesën jugperëndimore të Francës, në vargun malor të Pirenejve. 4 ushtarakë në bord u vranë, bëhet e ditur nga autoritetet lokale. Aksidenti u regjistrua pak para mesditës, gjatë një misioni stërvitor në këtë rajon malor. Mjeti ka goditur një shpat mali për arsye ende të panjohura”, çka shkaktoi edhe vdekjen e katër personave.