KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë: Asamblea Kombëtare zgjat gjendjen e jashtëzakonshme
Francë: Asamblea Kombëtare zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Francë: Asamblea Kombëtare zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Asamblea Kombëtare e Francës ka miratuar sot në orët e para zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend me gjashtë muaj, pas masakrës së javës së shkuar në Nicë. Kjo njoftohet nga mediat franceze. Gjendja e jashtëzakonshme në Francë është në fuqi që me atentatet e Parisit në nëntorin e shkuar.

Kjo zgjatje i jep policisë akoma më shumë fuqi për të marrë masat e saj si për të bërë kontrolle dhe arrestime nëpër shtëpi dhe kjo do të mbetet në fuqi deri në janar 2017. Është hera e katërt që Parlamenti Francez ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe tani ky vendim duhet të miratohet edhe nga Senati i Francës.