KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, besimtarë myslimanë shkojnë në meshë
meshe

Francë, besimtarë myslimanë shkojnë në meshë

Të dielën besimtarë myslimanë në mbarë Francën ndoqën mesha në kisha katolike, për të shprehur solidaritet pas vrasjes së tmerrshme të një prifti katolik, autorësinë e së cilës e morën xhihadistët. Mbi 100 besimtarë myslimanë iu bashkuan rreth 2mijë njerëzve në një katedrale të stilit gotik të shekullit të 11-të në qytetin verior të Francës, Ruen, pranë qytezës në krahinën e Normandisë, ky dy adoleshentë therën me thikë 85-vjeçarin Jacques Hamel dhe morën peng disa të tjerë, para se policia t’i qëllonte dhe t’i vriste. Autorët e sulmit kishin thënë se ishin frymëzuar nga Shteti Islamik, sipas një videoje të publikuar nga grupi terrorist. Peshkopi i Ruenit, Dominique Lebrun, i falenderoi besimtarët myslimanë “në emër të të gjithë të krishterëve”, duke shtuar se me praninë e tyre në meshë ata pohonin se e dënonin dhunën dhe vdekjen në emër të Zotit.”