KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, Fijon favoriti kryesor i të djathtës për president
Francë, Fijon favoriti kryesor i të djathtës për president

Francë, Fijon favoriti kryesor i të djathtës për president

Ultrakonservatori, Fransua Fijon qëndron në pritje si favoriti kryesor për raundin e dytë të primareve të së djathtës dhe fitores së tij surprizë në raundin e parë, çka dëshmon se gjithçka mund të jetë e pritshme për presidencialet e 2017 në Francë. I pozicionuar me një diferencë të ndjeshme pas kandidatëve të tjerë referuar sondazheve, 62-vjeçari me një profil të ashpër, regjistroi një avancim të shpejte, me 44 për qind të votave, përballë një tjetër ish-kryeministri, Alen Zhupe i cili fitoi së paku 29 për qind. Ai që premtoi një “alternativë të përgjithshme” i shkaktoi një disfatë të thellë ish-presidentit Nicolas Sarkozy, i cili ishte një prej anëtarëve të ngushtë të kreut të qeverisë nga viti 2007 deri në 2012. Ai parakaloi gjithashtu veteranin, Alan Zhupe, 71 vjeç kryeministër i Zhak Shirak nga 1995 në 1997 i cili u pozicionua në krye të sondazheve përpara raundit të parë. Sondazhet e pozicionojnë të majtën në pushtet të eleminuar që në raundin e parë të zgjedhjeve presidencialeve në prill. Raundi i dytë në maj do të ishte atëherë një përballje midis fituesit të së djathtës dhe lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.