KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë: Fillon pastrimi i kampit të refugjatëve
Francë: Pastrimi i kampit të refugjatëve

Francë: Fillon pastrimi i kampit të refugjatëve

Pas Xhunglës së Kalais, autoritetet franceze kanë filluar pastrimin e një kampi të improvizuar emigrantësh që strehonte më shumë se 3.000 njerëz në Paris. Disa qindra persona ishin vendosur në afërsi të stacionit të metrosë “Stalingrad”. Ata po dergohen në qendrat e pritjes në Paris. Operacioni vijoi pas evakuimit të rreth 7000 personave nga kampi i Xhunglës në Kale një javë më parë. Një zëdhënëse e prefekturës se Parisit tha se operacioni po vazhdon normalisht. “Emigrantët, shumica e të cilëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta, si Afganistani dhe Siria, do të jenë në gjendje për të bërë kërkesa për azil,” tha ajo. Rreth 600 forca policie jane angazhuar në evakuimin e kampit “Stalingrad”.