KRYEFAQJA » LAJME » France Football: Kandidatët për Topin e Artë 2016
France Football: Kandidatët për Topin e Artë 2016

France Football: Kandidatët për Topin e Artë 2016

Revista prestigjoze France Futboll do të publikojë 30 emrat kandidatë për Topin e Artë 2016. Deri tani janë listuar emrat e 10 futbollistëve të parë, për të vazhduar më pas me 20 të tjerët. Serxho Aguero, sulmuesi i Mançester Sitit, ka shënuar 34 gola në të gjitha aktivitetet, nga këto 22 në Kampionatin Anglez. Aubameyang, futbollisti i Borusias së Dortmundit, 27 vjeç që ka realizuar 21 gola. Ai është një nga golashënuesit më të mirë të Kampionatit Gjerman

Gareth Bejl, një nga sulmuesit kryesorë të Realit të Madritit, 27 vjeç, ka shënuar 25 gola në 2016. Eshtë vendimtar në fitoret e skuadrës madrilene. Ai shkëlqeu edhe me Uellsin në kampionatin evropian. Gianluixhi Bufon, 38 vjeç, portier me Juventusin dhe kombëtaren Italiane. Cristiano Ronaldo, 31 vjeç, ka shënuar 66 gola me Realin e Madridit. Eshtë shënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve me 16 gola. Kevin De Bryne mesufushor i Mancester Sitit, 25 vjeç i domosdoshëm për skuadrën angleze. Paolo Dibala 25 vjeç, sulmues i Juventusit. Një nga blerjet më të bujshme të skuadrës italiane. Lojtar me cilësi të veçanta dhe mjaft i kërkuar nga skuadrat e tjera. Diego Godin i Atletiko Madrid, 30 vjeç, qendërmbrojtës veteran i skuadrës spanjolle. Antuan Grizman i Atletiko Madrid, 25 vjeç sulmues që shkëlqeu edhe me kombëtaren franceze në finalet e kampionatit evropian.

Gonzalo Higuain sulmues i juventus, 28 vjeç, i cili ka shënuar gola vendimtarë për skuadrën kampione të Italisë. Listës i janë shtuar edhe Zlatan Ibrahimovic, Andrés Iniesta, Koke, Toni Kros e Robert Lewandowski.