KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, homazhe në nder të viktimave në Nisë

Francë, homazhe në nder të viktimave në Nisë

Tufa me lule, varëse, lodra pellushi dhe kartolina për të mbuluar njollat e gjakut të viktimave të atentatit terrorist në Nisë. Ndërsa në vendin ku u vra nga policia Mohamed Bouhlel, autor i masakrës, janë hedhur gurë dhe mbeturina. Vijojnë homazhet e turistëve dhe rezidentëve në “Promenade des Anglais” ku ndodhi masakra. Në pkën ku u bllokua kamioni dhe u vra atentatori grumbulli i mbeturinave shoqërohej me një letër ku shkruhej: U djegsh në ferr! Ndërsa në të gjithë vendin është mbajtur një minutë heshtje për vikitmat, ku dhe vetë Hollande ka dashur të jetë pikërisht në vendngjarje për të bërë homazhin e tij.