KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, kërkohen ndihma për të përmbyturit
france

Francë, kërkohen ndihma për të përmbyturit

Kryeministri francez, Munel Valls ka kërkuar ndihma emergjentë për banorët që kanë humbur çdo gjë në përmbytjet e fundit që kanë ndodhur në Paris dhe në vendet e tjera. Lidhur me këtë situatë, kryeministri francez pas një takimi me ministrat, bëri të ditur që miliona euro do të shpërndahen nga liderët lokalë në ditët e ardhshme. Katër persona kanë vdekur nga përmbytjet në lumenjtë Seine dhe Loire, ndërsa qindra fshatra janë goditur nga përmbytjet. Banorët në këto zona po jetojnë në gjendje të rëndë, pa energji elektrike, ndërsa muzetë më të mëdha të Parisit, Louvre dhe Musee d’Orsay, u detyruan të mbyllen pas rritjes së nivelit të ujit në lumin Seine.