KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, krerët e besimeve fetare bëjnë thirrje për më shumë masa sigurie në objektet fetare
French President Francois Hollande (2ndR) speaks with France's Chief Rabbi Haim Korsia (R), Interior Minister Bernard Cazeneuve (2ndL) and Prime Minister Manuel Valls after a meeting with the French President and representatives of religious communities at the Elysee Palace in Paris, France, a day after a priest was killed with a knife and another hostage seriously wounded in an attack on a church in Saint-Etienne-du-Rouvray carried out by assailants linked to Islamic State, July 27, 2016. REUTERS/Benoit Tessier

Francë, krerët e besimeve fetare bëjnë thirrje për më shumë masa sigurie në objektet fetare

Pas vrasjes së At Zhak Hamel ditën e djeshme në një kishë në veri të Francës, krerët e besimeve fetare bënë thirrje për më shumë masa sigurie në vendet ku kryhen lutjet drejtuar Zotit. Duke folur pas një takimi me Presidentin Fransua Hollond, kreu i Xhamisë së Madhe të Parisit tha se vendet e lutjes duhet të jenë subjekt i një vëmendjeje më të madhe sigurie, pasi ato mund të jenë në çdo kohë shënjestër sulmesh. Duke vlerësuar marrëdhëniet e harmonisë mes besimeve fetare në Francë, ipeshkvi i Parisit Ondre Vën-Trua deklaroi se grupi terrorist i Shtetit Islamik ka qëllim vënien e vëllezërve kundër njëri-tjetrit. “Nuk duhet t’ia lejojmë vetes të tërhiqemi në lojrat politike të ISIS”, theksoi ai. Gjatë ditës së djeshme, Presidenti Hollond bëri thirrje për unitet, ndërsa lajmëroi se lufta kundër terrorizmit do të ishte e gjatë. “Demokracia jonë është në shënjestër, por ajo do të jetë mburoja jonë. Ne do ta fitojmë këtë luftë”, u shpreh ai. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur identitetin e njërit nga agresorët që vranë At Zhak Hamel gjatë një pengmarrjeje në kishën e tij në Normandi. Ai është Adel Kermish, 19 vjeç i cili ishte perpjekur dy herë të ikte në Siri për t’iu bashkangjitur Shtetit Islamik. Sipas Le Monde, prokuroria kishte kërkuar që ai të mbahej në paraburgim, por kjo kërkesë u rrëzua nga një gjykatëse, e cila kishte urdhëruar që ai të mbahej në arrest shtëpie dhe t’i vendosej një pajisje të mbikqyrjes elektronike, përveçse gjatë mëngjeseve.