KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, më shumë se 80 viktima nga sulmi në Nice
Nice-truck-terror-attack

Francë, më shumë se 80 viktima nga sulmi në Nice

Sipas agjencisë franceze të lajmeve, numri i të vrarëve në sulmin e Nicës në Francë ka shkuar në 84, ndonëse ky numër po ndryshon nga ora në orë. Numri i fundit sipas AFP-së është konfirmuar nga zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Francës, Pierre Henry Brandet. Autoritetet franceze kanë thënë se policia e ka vrarë autorin e sulmit, i cili i ka dhënë kamionit drejt turmës të cilët largoheshin pasi kanë parë fishekzjarret e festës shtetërore përgjatë rrugës së famshme, “Promenade des Anglais”, afër bregut të detit. Në kamionin e tij janë gjetur armë dhe granata. Fotografitë në rrjetet sociale tregojnë dhjetëra njerëz të shtrirë në tokë. Zyrtarët thanë së bëhet fjalë për “sulm” dhe kërkuan nga njerëzit që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Pierre-Henry Brandet, mohoi raportet për pengmarrje dhe tha se shoferi i kamionit është “neutralizuar”. Ai tha se zyrtarët janë duke hetuar nëse shoferi ka vepruar i vetëm. Presidenti i Francës, Francois Hollande, është kthyer në Paris, nga një vizitë private në qytetin Avignon, për shkak të krizës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është njoftuar për situatën në Nicë , tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Ned Price. Obama e ka dënuar “atë që duket të jetë sulm i tmerrshëm terrorist” dhe tha se SHBA qëndron në solidaritet me Francën. Ngjarja ndodh tetë muaj pas sulmeve terroriste në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta. Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. Franca kishte mobilizuar forca shtesë për Ditën e Shtetit. Rreth 11,500 pjesëtarë të sigurisë kanë qenë në Paris për paradën tradicionale të ushtrisë.