KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, miratohet një ligj që ndëshkon klientët e punonjëseve të seksit, por jo këto të fundit.
parlamenti francez X france ligj prostitucion denohen bleresit punonjes te seksi

Francë, miratohet një ligj që ndëshkon klientët e punonjëseve të seksit, por jo këto të fundit.

Me 64 vota pro dhe 12 kundër, ligjvënësit në dhomën e ulët të parlamentit francez kanë miratuar me mbrëmë nje ligj që ndalon blerjen e seksit, por jo shitjen e tij. Personat që do të paguajnë për blerjen e akteve seksuale, tashme do të përballen me gjoba që variojnë nga 1500 deri në 3 750 euro. Prostitucioni është i ligjshëm në Francë, nëse zhvillohet përmes shtëpive publike. Klientët e dënuar do të jenë të detyruar të ndjekin mësime mbi rreziqet që lidhjen me prostitucionin. Ligji gjithashtu do të ndihmojë punonjëset e huaja të seksit, shumë prej të cilave qëndrojnë në mënyrë ilegale në France, të marrin leje të përkohëshme qëndrimi nëse i nënshtrohen një procesi për të dalë nga biznesi i prostitucionit. Mbështetësit e këtij ligji argumentojnë se ai do të ndihmojë në luftën kundër rrjeteve të trafikimit. Por kundështarët e tij pretendojnë se ky ligj do t’i shtyjnë punonjëset e seksit të kryejnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të fshehtë, duke i lenë ato në mëshirë të tutoreve dhe klienteve të dhunshëm. Ligji u frymëzua nga legjislacioni i Suedisë, e cila ishte vendi i parë që hoqi dorë nga ndëshkimi i punonjëseve të seksit dhe nisi të ndëshkojë klientët e tyre. Sipas autoriteteve suedeze, që prej miratimit të ligjit, numri i punonjëseve të seksit në Stokholm ka rënë.