KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, pengmarrje në kishë, vriten autorët dhe një peng
france

Francë, pengmarrje në kishë, vriten autorët dhe një peng

Policia franceze ka neutralizuar dy persona të armatosur me thika që kanë marrë disa njerëz peng sot në një kishë në Francën veriore. Një burim policor thotë se një nga pengjet është vrarë me thikë gjatë sulmit që ndodhi në qytezën e Saint Etienne du Rouvray. Mediat franceze raportojnë se sulmuesi e ka prerë në fyt priftin e Kishës. Presidenti francez, Francois Hollande raportohet të jetë rrugës për në vendin e ngjarjes. Nuk është e qartë nëse sulmuesit janë vrarë apo janë kapur të gjallë nga policia, por operacioni në këtë rast ka marrë fund. Pamje të drejtpërdrejta televizive kanë treguar se si policia e ka bllokuar rrugën përreth kishës, ndërsa ambulancat ishin të pranishme gjithashtu. Pengjet përfshinin një prift, dy motra nderi dhe dy besimtarë, sipas një mediummi francez.