KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, prishja e kampit në Kale
Calais, kampi kale, france, shkaterrim,

Francë, prishja e kampit në Kale

 

Vazhdon puna për shkatërrimin e kampin të emigrantëve në Kale të Francës, i njohur ndryshe edhe si “xhungla”. Mediat raportojnë se një grup punonjësish ka filluar prishjen e tendave dhe barakave. Rreth 2,000 emigrantë kanë lënë vullnetarisht kampin dhe qindra të tjerë i kanë ndjekur në ditën e dytë të pastrimit. Kampi i njohur ndryshe si “xhungla”, është bërë një simbol i rëndësishëm i krizës së migrimit të Evropës, në të cilin janë vendosur rreth 7.000 banorë në kushte të mjerueshme. Operacioni për prishjen e kampit deri tani ka qenë i qetë. Megjithatë ekziston frika se në rradhët e emigrantëve mund të ketë rezistencë, duke mos hequr dorë nga përpjekjet e tyre për kaluar kanalin Francë-Britani.Anglia ka filluar të pranojë një pjesë prej fëmijëve të pashoqëruar që jetojnë në kamp dhe që llogariten në mbi 1.300. Sipas qeverisë franceze, operacioni i zhvendosjes së emigrantëve bëhet për shkaqe humanitare. Shkatërrimi i “xhunglës” synon të mbyllë një kapitull të vështirë në krizën evropiane të emigrantëve. Kampi ka tensionuar marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë e ka sjellë edhe tensione tek banorët e Kalesë.