KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, sulm ndaj një mësuesi hebre
france sulm mesues hebre komuniteti

Francë, sulm ndaj një mësuesi hebre

Një ditë pas sulmit të një të riu ndaj një mësuesi me veshje tradicionale hebreje, udhëheqësi i bashkësisë hebreje në Marsejë, Zvi Amar, këshilloi hebrejtë që jetojnë në këtë qytet të shmangnin bartjen e kapelave tradicionale, kipa, nëpër rrugë. “Mos mbajtja e kapelës mund të shpëtojë jetë, dhe besoj se asgjë nuk është më e rëndësishme se kjo”, deklaroi ai pavarësisht kundërshtimeve nga ana e disa rabinëve. Në Francë jeton një numër i madh hebrejsh dhe myslimanësh kurse marrëdheniet mes dy bashkësive janë tendosur pas sulmeve të terroristeve në Paris më 13 nëntor, ku mbetën të vrarë 130 persona.