KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, vritet polici me gruan; ISIS merr përgjegjësinë
france

Francë, vritet polici me gruan; ISIS merr përgjegjësinë

Shefi lokal i policisë në një paralagje të Parisit, është therur me thikë para shtëpisë së tij, ndërkohë që agjencia e lajmeve e grupit Shteti Islamik, Amaq, tha se ky grup është përgjegjës për sulmin. Bashkëshortja e policit është vrarë po ashtu brenda shtëpisë së çiftit në Magnanville, rreth 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit francez. Djali tre vjeçar i çiftit të vrarë shpëtoi, ndërsa policia vrau sulmuesin gjatë ndërhyrjes. Dëshmitarët u thanë hetuesve se sulmuesi mund të ketë brohoritur “Allahu akbar” ndërsa qëlloi policin disa herë më thike. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në vendin e ngjarjes ndërsa njësitë e posaçme të policisë ndërhynë pas dështimit të negociatave me sulmuesin. Trupat e sulmuesit dhe gruas së policit u gjetën brenda në shtëpi. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme që prej sulmeve të 13 nëntorit në Paris, të cilat kanë lënë të vrarë 130 veta.