KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francë, zhvendosen fëmijët refugjatë
Francë, zhvendosen fëmijët refugjatë

Francë, zhvendosen fëmijët refugjatë

Autoritetet franceze kanë filluar të zhvendosin 1500 fëmijë refugjatë nga kampi i Kalese, një javë pas filloi shkatërrimi i tij. Dy autobusë që mbanin te miturit e parë u larguan nga zona mengjesin e sotem. Fëmijët e pashoqëruar do të merren dhe do të mbahen në qendrat e pritjes në të gjithë vendin. Ata jetonin në kontejnerë anijesh duke shpresuar se nga aty do të udhëtonin për në Britaninë e Madhe. Por autoritetet franceze tani u kane dhënë atyre dokumente duke thënë se nuk ka aplikime të mëtejshme për transferimin në Britaninë e Madhe për refugjatët në Kale.