KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francesko Becchetti nuk do të ekstradohet nga Londra
Becchetti nuk do të ekstradohet nga Londra

Francesko Becchetti nuk do të ekstradohet nga Londra

Është mbajtur në Londër seanca gjyqësore për çështjen e ekstradimit të biznesmenit italiani Francesko Beketit në Shqipëri. Françesko Beketi pronari i ‘Agon Channel’ dhe administratori i bizneseve të tij Mauro De Renzis nuk do të ekstradohen në Shqipëri. Ai akuzohet në Shqipëri për evazion fiskal dhe pastrim parash me një vlerë prej dhjetëra miliona eurosh në dëm të shtetit shqiptar.
Pas këtij vendimi pritet që avokatët e qeverisë shqiptare të apelojnë vendimin dhe kanë 14 ditë kohë për ta kërkuar atë.
Avokatët e tij kanë deklaruar në sallën e gjyqit se kërkesa për ta ekstraduar ka motive politike dhe se qeveria shqiptare do të hakmerret ndaj tij. “Kërkesa e ekstradimit është e motivuar politikisht, kërkohet një ndëshkim i padrejtë. Kjo është hakmarrje e qeverisë shqiptare”,- ka thënë avokati.
Ndërsa përfaqësuesja ligjore e Shqipërisë ka argumentuar se nuk ka asnjë prapavijë politike në këtë proçes.
Avokatët dhe vetë biznesmeni italian ishin të bindur se nuk do të kishte asnjë ekstradim. Kjo pasi biznesmeni italian vazhdon të mohojë akuzat. Pronari i Agon channel, që tashmë është nën sekuestro, nga ana e tij ka thënë herë pas here se autoritetet shqiptare nuk kanë asnjë provë kundër tij. Ndërkohë të gjitha pasuritë dhe llogaritë bankare të tij në Shqipëri janë bllokuar. Françesko Beketi është ndër të tjera edhe pronari i klubit londinez të futbollit, Leyton Orient, në Londër.

Ndërkohë nga ana tjetër, biznesmeni italian vazhdon gjyqin në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj Qeverisë shqiptare.