KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francezët mbajtën sot një minut heshtje në nderim të viktimave të Nisës

Francezët mbajtën sot një minut heshtje në nderim të viktimave të Nisës

Mijëra persona u mblodhen sot në Nisë të Francës për të mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmit vdekjeprurës të së enjtes, ku 84 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosen pasi Muhamed Buhlel mesyu me një kamion 19-tonësh drejt një turmë që po festonte Diten e Bastijes. Nderime të ngjashme për viktimat u zhvilluan në të gjithë vendin, ku minuta e heshtjes u pasua me këmbanat e kishave që ranë në përkujtim të të ndjerëve. Sapo Kryeministri francez Manuell Val mbërriti në shetitoren e Nisës, turma filloi të fishkëllente dhe të thërriste “vrarës jepni dorëheqjen”, duke treguar kështu zemërimin dhe hidhërimin që ka kapluar Francën pas sulmit të tretë terrorist në 18 muajt e fundit. Sipas kryeprokurorit të Parist Molën, masakra e Nises ishte e menduar dhe e planifikuar. Dokumente dhe pamjet e gjetura në telefonin e Muhamed Buhlel, tregojnë se ai kishte qenë në shëtitoren e Anglezëve, vetëm dy ditë para se të ndërmerrte sulmin. Kryeprokurori Molën gjithashtu sqaroi se nuk ishin gjetur prova që mund ta lidhnin Buhlel në mënyrë direkte me Shtetin Islamik apo organizata të tjera terroriste, por në kompjuterin e tij u gjetën pamje shumë të dhunshme të nxjerra nga faqet e internetit të grupimeve xhihadiste dhe ato radikale islamike, si dhe artikuj me informacione mbi spektaklin e fishekzjarreve në Nisë. Molën gjithashtu bëri të ditur se në kompjuterin e Buhlel kishte dhe artikuj mbi aksidente fatale me makina.