KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Francezët nderojnë dy zyrtarët e vrarë dje nga mbështetësi i Shtetit Islamik
A Police vehicle blocks the road during an assault on June 14, 2016 in Magnanville, 45 kms west of Paris.
A man was shot dead during a dramatic police operation in the Paris suburbs late Monday, hours after he had stabbed a police officer to death. / AFP / MATTHIEU ALEXANDRE        (Photo credit should read MATTHIEU ALEXANDRE/AFP/Getty Images)
A Police vehicle blocks the road during an assault on June 14, 2016 in Magnanville, 45 kms west of Paris. A man was shot dead during a dramatic police operation in the Paris suburbs late Monday, hours after he had stabbed a police officer to death. / AFP / MATTHIEU ALEXANDRE (Photo credit should read MATTHIEU ALEXANDRE/AFP/Getty Images)

Francezët nderojnë dy zyrtarët e vrarë dje nga mbështetësi i Shtetit Islamik

Me një minutë heshtje u nderuan sot në Ministrinë e Brendshme dhe në të gjithë agjencitë policore franceze shefi i policisë së Parisit Zhon Batist Salvenj dhe bashkëshortja e tij, një ish-efektive police, të cilët humbën jetën pasi u sulmuan me thikë nga një mbështetës i Shtetit Islamik në shtëpinë e tyre. Presidenti Hollond iu bashkua kryeministrit Val, ministrit Kazanëv në nderimin që iu bë sot dy ish-policëve. “Kjo është beteja e demokracisë. Është një betejë për shtetin e së drejtës nga e cila ne nuk do të heqim dore kurrë”, u shpreh ministri i Brendshëm Kazënov, para minutës së heshtjes, e cila u mbajt edhe nga qindra banorë të Manjavil që kënduan më pas himnin kombëtar pranë shtëpisë ku ish-shefi i policisë dhe bashkëshortja e tij jetuan dhe humbën jetën.