KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fransua Holland priti në Elize kancelaren gjermane Angela Merkel për bisedime lidhur me krizën e refugjatëve
angela merkel vizite ne paris

Fransua Holland priti në Elize kancelaren gjermane Angela Merkel për bisedime lidhur me krizën e refugjatëve

Presidenti francez Fransua Holland priti sot në Elize kancelaren gjermane Angela Merkel për bisedime lidhur me krizën e refugjatëve, 3 dite para samitit të rëndesishëm mes Evropes dhe Turqise për këtë temë. Të dyja vendet po përpiqen të bindin partnerët për nevojën e një përgjigjeje të bashkerenduar ndaj krizës më të rëndë të emigracionit që ka njohur evropa. Dy udhëheqesit janë të një mendjeje se duhet vepruar me shpejtësi për të kapur kohën e humbur lidhur me planin e shpërndarjes së refugjatëve sipas kuotave nëpër shtetet anëtare dhe për kufizimin e fluksit që vjen nga turqia dhe që rrezikon të shkaktoje një krizë të vërtetë humanitare në Greqi. Takimi në Paris ndodh pas lajmërimit të një ndihme 700 milione euro për të ndihmuar shtetet që ndodhen në rrugën e emigracionit. Për Francen, takimi dypalësh synon të theksoje idene e angazhimit te saj dhe të Gjermanise që në samitin e së henës në Bruksel të dale me një zgjidhje konkrete. Berlini nga ana e tij kërkon që të lëshoje sinjale ndaj vendeve të tjera anëtare të cilat kanë shprehur rezistence ndaj një plani të përbashket. Zonja Merkel pohoi në konferencen për shtyp se presidenti Rus Putin ka rënë dakord për një armepushim të qëndrueshëm në Siri, gjatë bisedës në telefon me 4 udhëheqes evropiane. Nëse kjo ndodh, atëhere mund të sjelle ulje të fluksit të refugjateve nga Siria.