KRYEFAQJA » LAJME » “FRESSH Voice”, konkurs për drejtuesit socialistë të së ardhmes
“FRESSH Voice”, konkurs për drejtuesit socialistë të së ardhmes

“FRESSH Voice”, konkurs për drejtuesit socialistë të së ardhmes

Partia Socialiste ka çelur në një mënyrë krejt origjinale fushatën e anëtarësimeve dhe zgjedhjeve në organizatën rinore të saj, FRESSH. “FRESSH Voice” është nisma e re e saj, që sipas kreut të socialistëve Edi Rama, është një projekt ambicioz që synon të projektojë liderët e së ardhmes. “Eshtë një risi që të nesërmen e Kongresit të të vjetërve, të çelim sot takimin me të rinjtë” tha zoti Rama me këtë rast. ““FRESSH Voice” është një kapërcim, trend i ri që do jetë një eksperiencë shumë e rëndësishme për të kuptuar se jo vetëm kush mund të jenë liderët e rinj të gjeneratës tjetër dhe në PS, por për të kuptuar sa shumë potenciale mund të zhvillojë pjesëmarrja në debat, në këtë konkurs përballë jurisë e cila është e pakorruptueshme nga tarafet, kushërinjtë, e të njohurit” tha më tej kreu socialist. Anëtarë të jurisë se FRESSH-it, që do të zgjedhin drejtuesit e rinj të FRESSH-it në të gjithë Shqipërinë, janë politikani i njohur socialist Pandeli Majkon, ish kryetarja e FRESH Elisa Spiropali, botuesja Arlinda Dudaj dhe aktori Gazmend Paja.