KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Frika nga sulmet terroriste, Një superoperacion policor në Gjermani

Frika nga sulmet terroriste, Një superoperacion policor në Gjermani

Europa vijon të jetë e frikësuar nga sulmet terroriste. Një superoperacion kundër terrorizmit është ndërmarrë nga forcat gjermane të cilat kanë nisur të hetojnë një organizatë e njohur si “ Toka e vërtetë” e cila dyshohet se ka lidhje me ISIS dhe se ka rekrutuar rreth 140 luftëtarë. Në orët e para të mëngjesit autoritetet kanë bastisur më shumë se 200 apartamente, zyra e ndërtesa në më shumë se 10 lande. Mediat shkruajnë se anëtarët e organizatës janë fondamentalistë islamikë. Policia ka sekuestruar materiale të cilat mund të ndihmojnë hetimet. Deri më tani askush nuk është arrestuar por ministri i brendshëm gjerman u shpreh se po mundohet të rritet presioni ndaj grupeve ekstremiste. Sipas tij ky aksion nuk ka qëllim të godasë të drejtat myslimane por të zhduket propaganda fondamentaliste.