KRYEFAQJA » LAJME » Aksident në tregun e Milotit, vdesin burrë e grua
Frikë në tregun e Milotit

Aksident në tregun e Milotit, vdesin burrë e grua

Një ngjarje tragjike e pazakonte ka ndodhur paraditen e së dielës në tregun e Milotit. Një invalid duke drejtuar një makinë, ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda tregut. Ai ka përplasur me makinën e tij disa persona, derisa është ndaluar para një dyqani. Dy prej të goditurve, një çift burrë e grua, kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur. Të plagosurit janë çuar me urgjencë në spitain e Laçit dhe Tiranës.
Dëshmitarë në vendgjarje thanë se kanë përjetuar momente tmerri. Sipas tyre numri i viktimave mund të ishte edhe më i madh. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia. Sipas saj mjeti që drejtonte invalidi ishte modifikuar në mënyrë artizanale për persona me aftësi të kufizuara, por ai nuk i plotësonte kushtet ligjore për të qarkulluar. Vetë drejtuesi invalid nuk ka patur leje të posaçme për të drejtuar makina të tilla. Ngjarja bëhet më e frikshme pasi ka ndodhur ditën e djelë, në një orë kur prania e njerëzve në treg është shumë e madhe.