KRYEFAQJA » LAJME » FRPD në protestë
FRPD në protestë

FRPD në protestë

Partia Demokratike, më e madhja e opozitës së djathtë në Shqipëri, ka paralajmëruar mbajtjen të hënën të një tjetër proteste para parlamentit shqiptar, ndërsa ai do të zhvillojë seancën e fundit plenare për vitin 2015. Kjo është protesta e tretë e opozitës brenda dy javëve, kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama.
Por protesta e së hënës ka një veçanti. Ajo është thirrur nga FRPD. Përfaqësuesi e të rinjve demokratë, u kanë bërë thirrje të gjithë të rinjve, pavarësisht nga bindjet politike, që ti bashkohen protestës së tyre. Kërkesa kryesore do të mbetet dorëheqja e qeverisë Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë, vazhdon të mbetet e paqartë se cilat janë afatet që opozita ka vendosur për realizimin e synimeve të saj. Deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 mbeten edhe 18 muaj. Për rastësi, ato pritet të mbahen gati në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale.
Komentet rreth këtyre zhvillimeve janë të ndryshme. Kundërshtaret e PD e akuzojnë se ajo me këtë sjellje po synon të vonojë reformën në drejtësinë shqiptare, aq e kërkuar nga ndërkombëtarët. Por krerët e PD deklarojnë se shqetësimi më i madhe i tyre mbetet gjendja tejet e vështirë në të cilën është Shqipëria.