KRYEFAQJA » LAJME » FRPD: “Rama ik” si e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit”
FRPD: “Rama ik” si e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit"

FRPD: “Rama ik” si e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit”

(E përditësuar) Me shashka dhe bomba tymuese të hedhura në drejtim të parlamentit, ka nisur të hënën protesta e FRPD, ndërsa deputetët ishin mbledhur në seancën plenare të fundvitit. Të rinjtë opozitarë, më të paktë në numër nga protestat e mëparshme, mbanin në duar parrullat “Stop Ramës”, “Rama ik”, si dhe foto të ministrave Beqaj, Tahiri, Nikolla, të cilët opozita i konsideron përgjegjës për afera kriminale e korruptive.
Protestën e çeli kreu i ri i FRPD, Belind Këlliçi, i cili sipas tij vuri gishtin në plagët që vuan Shqipëria për shkak të qeverisjes së keqe të kryeministrit Rama.  “Rama ik” për të gjithë studentët që nuk kanë mundësi edukimi për shkak të ligjit të ri të arsimit të lartë. “Rama ik” për të gjithë që nuk kanë mundësi të jetojnë”. Sipas tij “Sot ndodhemi përballë një qeverie që premtoi uljen e çmimit të energjisë, pro që e rriti çmimin e energjisë. Premtoi uljen e taksave, por i rriti taksat për 95% të qytetarëve. Nuk ka hapur asnjë km rrugë, nuk ka ndërtuar asnjë kopsht dhe asnjë cerdhe. Sot ndodhemi përballë një qeverie që i detyron të rinjtë të largohen nga vendi. Sot, 25 vjet pasi rinia shqiptare u cua për ndryshim, sot gjendemi prap në shesh duke thirrur “Liri Demorkaci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Zoti Këlliçi tha se rinia nuk pranon të nështrohet. “Ne jemi këtu për ti thënë ndal Edi Ramës, “Rama ik” si e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit” tha ai.

Në protestë foli edhe kryetari i PD­së, Lulzim Basha. Ai premtoi se PD do të shfuqizojë ligjin për arsimin e lartë. “Ju jap fjalën që ligji për arsimin e lartë do të shfuqizohet javën e parë të ardhjes tonë në pushtet dhe do të zëvendësohet me një ligj të ri. Rinia shqiptare meriton të arsimohet dhe me PD do të arsimohet pa asnjë diskriminim” tha zoti Basha . Duke i dhënë fjalimit të tij edhe nota të besimit fetar, zoti Basha tha; “Në besoni në fat apo në Zot, unë besoj në Zot dhe besoj se vullneti i Zotit gjithmonë bëhet dhe se Zoti ka një vullnet të drejtë për njerëzit. Por vullneti i Zotit është një sprovë e madhe që duhet ta kalojmë me qindra herë. Përtej korrupsionit, vjedhjes, hajdutërisë, ju jeni ngritur mbi të gjitha për sprovën e madhe”, deklaroi zoti Basha.”Nuk e pranojmë këtë qeverisje. Dita ka ardhur si një premtim, si një bekim i zotit, dhe rinia demokrate e rinia shqiptare janë ngritur dhe bëjnë thirrje “Rama ik”” tha kreu i opozitës shqiptare. Ai paralajmëroi se duke filluar nga 4 janari i vitit të ardhshëm, opozita do të rifillojë protestat aktive, për të luftuar korrupsionin e qeverisë.