KRYEFAQJA » LAJME » Frroku kërkon lirinë, mbaroi afati i paraburgimit
Sekuestrohen pasuritë e ish deputetit Frroku

Frroku kërkon lirinë, mbaroi afati i paraburgimit

Mark Frroku do të vijojë të qëndroje në qeli ndërsa gjykata ka hapur gjykimin ndaj tij. Vendimi është marr sot në mesdite nga trupa gjyqësore që ka në shqyrtim çështjen ndaj Frrokut. Në seancën e dytë gjyqësore i pandehuri është paraqitur në sallë duke kërkuar lirimin dhe gjykimin e tij në gjendje të lirë me arsyetimin se i kanë mbaruar afatet e paraburgimit. Ish deputeti kristiandemokrat ka kërkuar edhe prezencën e përfaqësuesve të ambasadës amerikane në seancat gjyqësore pasi ai është një nënshtetas amerikan. Për më shumë se 8 muaj, ai u gjykua nga kolegji penal i gjykatës së lartë, por pas lënies së mandatit të deputetit, dosja u transferua për kompetencë në Gjykatën e Tiranës, aty ku gjithçka nisi nga e para dhe sot ishte seanca e dytë.