KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Fshatrat e Rivierës me guidë turistike
Fshatrat e Rivierës me guidë turistike

Fshatrat e Rivierës me guidë turistike

15 fshatra të Rivierës shqiptare kanë për herë të parë secili nga një broshurë si guidë orientuese për turistët. Për fshatrat Dhërmi, Vuno, Porto Palermo, Qeparo, Lukovë që janë në breg të detit, por dhe të tjerë shumë pranë tij si Kudhës, Fterrë, Kallarat, Çorraj, Kuç, Vranisht etj, pak muaj më parë, këto guida ishn vetëm një projektide, ndërsa tani ato vijnë të realizuar tërësisht, me mbështetje nga Organizata Gjermane për Zhvillim Ekonomik GIZ. Projekti synon të promovojë fshatrat e Bregut të Jonit tek turistët që janë shtuar ndjeshëm. Ata kanë mundësi që në këto guida të shohin fotot, monumentet, të lexojnë legjendat e historitë e këtyre fshatrave që janë mjaftë të veçanta. Magdalena Alla e RTSH bisedoi me Hans Jurgen Kasens drejtor i përgjithshëm i GIZ në Shqipëri dhe i mori këtë intervistë.

Pyetje: Me kë keni bashkëpunuar për realizimin shkencor të përmbajtjes së këtyre broshurave?
Përgjigje: Me bashkinë e Himarës, Vlorës. Kemi mbledhur legjenda, histori, studime profesorësh, pa harruar fotografët.
Pyetje: Janë falas këto broshura?
Përgjigje: Për momentin janë falas. Nga 3-4 mijë kopje për secilin fshat, sasi që nuk mjafton e po punojmë për tirazhe më të mëdha.
Pyetje: A keni projekte të tjera ?
Përgjigje: Për momentin jemi të fokusuar në Jug. Shpresojmë të shtohet numri i partnerëve të tjerë, që ta bëjnë këtë gjë edhe në zona të tjera në Veri për shembull. Ne krijuam modelin.
Pyetje: Ka një numër të madh turistësh gjermanë në Shqipëri, a shpresoni të shtohen?
Përgjigje: Ka shumë hapësira këtu. Për verë mund të shkoni në plazh, por mund të shkosh edhe në brendësi të fshatrave të Qeparoitë, Himarës. Ne po punojmë për ture biçikletash në këtë zonë, për ecje në male. Të gjitha ndihmojnë për më shumë turistë. Eshtë e rëndësishme për ekonominë të ketë më shumë turistë.