KRYEFAQJA » LAJME » FSHF, ceremoni për lamtumirën e Canes nga kombëtarja

FSHF, ceremoni për lamtumirën e Canes nga kombëtarja

Lorik Cana do të largohet përfundimisht nga kombëtarja shqiptare. Lajmi u konfirmua nga trajneri Xhani De Biazi përpara ndeshjes me Maqedoninë. Për mbrojtësin e kuqezinjve, minutat e luajtura me Rumaninë në ndeshjen e fundit të kombëtares në finalet e Euro 2016, kanë qenë edhe për të të fundit si lojtar. Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur të zhvillojë një ceremoni speciale për Canën, në fillim të ndeshjes me Spanjën, me anë të së cilës, ai t’i japë lamtumirën kombëtares.

Elseid Hysaj ka rinovuar kontratën me Napolin deri në vitin 2020. Nga kjo marrëveshje futbollisti shqiptar do të përfitojë 1.8 milion euro në vit, që do të thotë se rroga e tij është trefishuar. Në kontratë nuk mungon edhe kushti anti-Juventus, në mënyrë që të mos përsëritet rasti i Higuain, i cili zemëroi shumë presidentin De Laurentis. Një tjetër kusht në kontratë është edhe ajo e shitjes së futbollistit jashtë Italisë, kur është fiksuar shifra prej 55 milion euro.

Liga e Kampioneve rezervon një tjetër surprizë për vëllezërit Xhaka. Pas përballjes në finalet e evropianit Francë 2016, Zvicër-Shqipëri, tani Taulanti dhe Graniti do të sfidojnë njëri-tjetrin edhe me skuadrat ku luajnë. Këtë radhë në një aktivitet shumë të rëndësishëm për klube, atë të Ligës së Kampioneve. Arsenal-Bazel është sfida e sotme ku secili nga vëllezëri Xhaka do të mbrojë ngjyrat e skuadrës së tij për të arritur fitoren.