KRYEFAQJA » LAJME » FSHF : Lajmet për vjedhje keqinformim
FSHF : Lajmet për vjedhje keqinformim

FSHF : Lajmet për vjedhje keqinformim

Federata Shqiptare e Futbolli ka hedhur poshtë lajmet për një vjedhje masive të dyqanit të saj ngritur në Fan Zone në Sheshin Nënë Tereza. Në një njoftim të saj ajo bëri të ditur se dy adoleshentë kanë arritur të vjedhin dy fanela të kombëtares, por janë kapur nga rojet e dyqanit e më pas janë arrestuar nga policia. FSHF i cilësoi lajmet se nga dyqani i saj janë vjedhur 120 bluza me nje vlerë prej 10 milionë lekësh si  keqinformim.