KRYEFAQJA » LAJME » FSHF: Ndeshja Sqipëri – Izrael në Loro Boriçi
FSHF: Ndeshja Sqipëri - Izrael në Loro Boriçi

FSHF: Ndeshja Sqipëri – Izrael në Loro Boriçi

Ndeshja e katërt kualifikuese e Shqipërisë për në botërorin Rusi 2018 kundër Izraelit do të luhet sipas programit në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj në internet fshf.org.

“Të gjitha lajmet për të kundërtën apo që ndeshja do të luhet në Elbasan, janë të pavërteta dhe pa asnjë konfirmim zyrtar apo deklaratë të dalë nga institucioni shqiptar i futbollit. FSHF, rikonfirmon se ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkodrës dhe kjo gjë nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Gjithashtu njoftohet se shitja e biletave, vazhdon normalisht. Ajo i bën thirrje mediave, që të jenë më profesionale në publikimin e lajmeve të tilla pa asnjë citim zyrtar, të cilat s’bëjnë gjë tjetër vetëm çorodisin publikun”, njofton FSHF në faqen e saj.