KRYEFAQJA » LAJME » FSHF njofton miqësoren Shqipëri – Ukrainë
FSHF njofton miqësoren Shqipëri - Ukrainë

FSHF njofton miqësoren Shqipëri – Ukrainë

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se ka arritur një marrëveshje me homologët ukrainas për të zhvilluar një miqësore midis dy kombëtarëve në kuadër të përgatitjeve për finalet e Evropianit “Francë 2016”. Takimi Shqipëri-Ukrainë do të luhet më datën 3 qershor në stadiumin e Bergamos “Atleti Azzurri d’Italia” dhe do të nisë në ora 20:30.
Takimi me Ukrainën do të zhvillohet pak ditë pas miqësores me Katarin me 29 maj, e cila do të zhvillohet ne Kapfenberg të Austrisë. Ndërsa takimi i fundit përgatitor do të jetë ai me Kanadanë më 5 qershor në Stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Me këto takime përfundon dhe faza përgatitore e ekipit kuqe e zi per në “Francë 2016”.