KRYEFAQJA » LAJME » Ftohti dhe bora shakaktojnë probleme në qarkullim
Ftohti dhe bora shakaktojnë probleme në qarkullim

Ftohti dhe bora shakaktojnë probleme në qarkullim

Si në shumë vende të europës edhe në vendin tonë temperaturat e ulëta kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. Autoritetet vendore kanë bërë thirrje që automjetet të përdorin zinxhirë për të shmangur aksidentet. Rreshjet e borës kanë mbuluar një pjesë të mirë të zonave malore në gjithë vendin.

Sipas autoriteteve rrugore, gjatë natës ka patur probleme në shumë rrugë të vendit por nga të dhënat e fundit mësohet së rrugët kombëtare janë tashmë të kalueshme. Në zona të thella malore tashësia e dëborës është rreth një metër.

Përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm në disa akse rrugore të vendit si në rrugën Kukës-Peshkopi, Pukë-Kukës, Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë dhe Korçë-Ersekë.