KRYEFAQJA » LAJME » Fullani në gjykatë: Më keni shkarkuar padrejtësisht!
Vjedhja e BSH, Fullani përfundimisht i pafajshëm

Fullani në gjykatë: Më keni shkarkuar padrejtësisht!

Historia e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili u shpall i pafajshëm për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i kësaj banke nuk është mbyllur. Por këtë rradhë është vetë zoti Fullani i cili ka aktivizuar organet e drejtësisë. Ish guvernatori ka paditur në Gjykatën Administrative Parlamentin dhe Bankën e Shqipërisë, duke pretenduar se është shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga detyra. Sipas njoftimeve Adrian Fullani nuk do të kërkojë dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg. Më 18 shtator të vitit 2014, Parlamenti shkarkoi me votë të fshehtë Ardian Fullani me akuzën e shpërdorimit të detyrës për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari, një nga vjedhjet më të mëdha në historinë 90 vjeçare të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor ndërsa Fullani ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 5 vitesh heqje lirie.