KRYEFAQJA » LAJME » Rama: Fund faturimi afrofe, sistemi energjitik, sipas standarteve të BE-së

Rama: Fund faturimi afrofe, sistemi energjitik, sipas standarteve të BE-së

Merr fund faturimi afrofe i energjisë elektrike. Kryeministri Edi Rama, siguroi se premtimi i qeverisë për heqjen e faturimit afrofe do të bëhet realitet në Qershor.

Shqipëria ka hyrë në rrjetin europian të energjisë elektrike, vetëm pas 32 muaj reformash të thella të ndërmarra nga qeveria. Por për kryeministrin Rama, ky nuk është sukses eskluziv i qeverisë, por fuqia e tij ishte mbështetja popullore.

Kryeministri Rama u shpreh se do të investohen rreth 300 milion Euro në sistem për të rritur kapacitetet e prodhimit, por edhe për të garantuar ndërveprimin me sistemet e tjera rajonale dhe europiane.

Kryeministri Rama, ministri energjisë Gjiknuri, ambasadori italian morën pjësë në ceremoninë e inagurimit të dispecerisë qendrore të shpërndarjes së energjisë, një investim prej rreth 23 milion euro, të siguruara nëpërmjet kredisë së dhënë nga qeveria italiane.