KRYEFAQJA » LAJME » Fund problematikave në ujësjellësin e Kuksit
ujesjelles, kukes, problematikat, fund, ukt

Fund problematikave në ujësjellësin e Kuksit

Brenda një viti situata problematike e furnizimit të banorëve të Kuksit me ujë të pijshëm do të marë fund. Pas abuzimeve të kryera vite më parë me fonde të cilat i kalojnë 3 milion euro, sot bashkia e madhe e Kukësit dhe mbi 14 fshatra të zonës së pellgut, do të kenë ujësjellësin e ri. Ujësjellësi i ri i Kukësit nisi 7 vite mëparëdhe ishte temë debati mes bashkisë dhe qeverisë për mungesë transparence. Për fazën e dytë do të shpenzohen 186 milionë lekë të reja.