KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fundi i epidemisë vdekjeprurëse Ebola në Liberi
semundja e ebolas

Fundi i epidemisë vdekjeprurëse Ebola në Liberi

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli dje Liberinë të cliruar nga virusi Ebola, duke i dhënë fund shpërthimit më të keq të sëmundjes në histori në afrikën perëndimore. Shefja e OBSH-së, Margaret Chan, ka thënë se fundi i epidemise është arritje e madhe. Fundi i transmetimit aktiv u shpall pasi në Liberi nuk u shënua asnjë rast i sëmundjes në 42 ditët e fundit. Liberia tashmë i është bashkuar Guinesë dhe Siera Leones, të cilat janë shpallur të lira nga Ebola qysh vitin e kaluar. Megjithatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Afrika Perëndimore mund të përjetoje përsëri shpërthim të virusit. Ebola u mori jetën mbi 11,000 njerëzve qysh në dhjetor të vitit 2013 kur u përhap epidemia.