KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Fuqitë ndërkombëtare mbështesin armatimin e qeverisë së Libisë
libi

Fuqitë ndërkombëtare mbështesin armatimin e qeverisë së Libisë

Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për furnizimin me armë të qeverisë së Libisë, për të luftuar grupin militant, Shteti Islamik dhe grupet e tjera të armatosura në këtë vend të ndarë. Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Kerri, dhe zyrtarët e lartë nga Rusia, Kina, Britania dhe Franca, me përfaqësuesit e 15 vendeve të tjera, bënë të ditur dje në Vjenë se do ta miratojnë përjashtimin për embargo të armatimit të Kombeve të Bashkuara për Libinë, në mënyrë që qeveria e Libisë, me kryeministrin, Fayez al-Sarraj, të furnizohet me armatim. Kerri vlerësoi se plani për armatimin e qeverisë Sarraj është “balancë delikate”. Prej mesit të vitit 2014, Libia është në një gjende kaotike pasi grupi i militantëve ka pushtuar kryeqytetin, Tripoli, dhe ka krijuar qeverinë duke e detyruar parlamentin e këtij vendi të lëvizë në pjesën lindore të Libisë. Mungesa e qeverisë qendrore, po ashtu, u ka mundësuar militantëve të Shtetit Islamik dhe pjesëtarëve të grupeve të tjera islamiste ekstremiste, të marrin kontrollin në pjesë të ndryshme të Libisë.