KRYEFAQJA » LAJME » Furgoni përplaset me traversën anësore, 1 i vdekur e 7 të plagosur
Furgoni përplaset me traversën anësore, 1 i vdekur e 7 të plagosur

Furgoni përplaset me traversën anësore, 1 i vdekur e 7 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 7 e 30 minuta në autostradën Vlorë-Fier. Automjeti tip furgon me targa AA 050 EK është përplasur me trafik ndarësen e rrugës. Përplasja ka qënë fatale për një nga pasagjerët ,shtetasin me iniciale S.H, ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti drejtohet nga 22 vjeçari Mario Hoxha, banues në qytetin e Fierit.