KRYEFAQJA » LAJME » UKT përfundon shtrirjen e rrjetit në Kodër – Sharrë
Furnizimi me ujë në Kodër-Sharrë,UKT përfundon shtrirjen e rrjetit

UKT përfundon shtrirjen e rrjetit në Kodër – Sharrë

Merr fund problemi i furnizimit me ujë në një tjetër zonë të Tiranës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka përfunduar shtrirjen e rrjetit të ri të ujësjellësit në Kodër-Sharrë, nje investim nga i cili përfitojnë 150 familje.

Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të mos e shpërdorojnë ujin e rrjetit e t’i japin mundësi UKT të garantojë një furnizim normal me ujë të të gjitha zonave të Tiranës.

Projektet e bashkisë së Tiranës në zonën e kombinatit do të vijojnë. Kryebashkiaku lajmëroi se do të rehabilitohet totalisht pjesa e varrezave, do të rikonstruktohet e gjithë rruga nga Kombinati ushqimor, ku po bëhet sot mbikalimi i Unazës së Madhe, deri në Sharrë dhe qarkullimi në varreza do të bëhet me një kalim në formë unazore, për të shmangur bllokimin e rrugës.